Vendimi më i rëndësishëm që duhet të marrë Xabi Alonso te Real Madrid është gjetja e pasuesit të legjendës Luka Modric.
Kroati sot largohet përfundimisht pas 13 vitesh në “Santiago Bernabeu”. Me largimin e Toni Kroos verën e shkuar, mesfusha madrilene ka nevojë për një përtëritje të vërtetë. Duhet një “bos” i mesfushës.
Sipas mediave spanjolle, Xabi Alonso pëlqen mesfushorin e PSG, Vitinha. Portugezi shihet si një kandidat ideal për të ruajtur cilësinë dhe kontrollin që kishin Modric-Kroos për shumë vite.
25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 në Paris dhe do të jetë e vështirë të blihet pa shpenzuar mbi 70 mln euro.