Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia. Kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit rrogozhinas.
Në urimin e tij Infantino thekson se kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.
"I nderuar President,
Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë.
Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.
Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.", ka shkruan Infatino.