Shkëndija e Haraçinës në festë, rikthehet në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkëndija e ka mposhtur me rezultat 2:1 Osogovën e Koçanit, në ndeshjen e play – off-it që u luajt në Kavadar, ku ishin mbi 5 mijë shikues, shumica nga shqiptarë e nga Haraçina.
Osogovo përfundoi në vendin e 14-të në Ligën e Dytë dhe Shkendija e e Haraçinës, kampione e Ligës së Tretë në rajonin verior, që u përballen mes vete sot.
Shkendija (A), Sloga (C) dhe Teteks do të luajnë zyrtarisht në Lig[n e Dytë në sezonin e ardhshëm!
Shkendija e Haraçinës, Sloga e Vinicës dhe Teteksi siguruan një vend në Ligën e Dytë për sezonin e ardhshëm.
Skuadra nga Haraçina kaloi në epërsi (1:0) me golin e Gjorgjioskit që shënoi nga penalltia në minutën e 37-të.
Osogova barazoi në minutën e 52-të me golin e Simoskit, ndërsa fitoren për Shkendijën e solli Ilazi në minutën e 59-të.