Shqipëria ndaj Francës/ Sot luhen ndeshjet e fundit në Grupin A të finaleve të Europianit U-17

- Bota Sot

Shqipëria ndaj Francës/ Sot luhen ndeshjet e fundit në Grupin A të finaleve të Europianit U-17

 Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kampionatit Europian U-17, ku do të vendoset gjithçka sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen më tej në gjysmëfinalet e Europianit.

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në “Elbasan Arena”, ndërsa në “Arenën Kombëtare” do të luhet ndeshja Portugali – Gjermani.

Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 20:30.

Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë.

Shqipëria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në të dyja stadiumet, ku tifozë të shumtë pritet të shijojnë spektaklin e Kampionatit Europian nga shkallët e stadiumit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot