Vendim i papritur nga Evertoni

- Bota Sot

Vendim i papritur nga Evertoni

Armando Broja është i gatshëm sot në stol për Evertonin, që do të luajë ndaj Njukasëll.

Klubi i Premier Ligë ka befasuar me vendimin për ta kthyer si alternativë, pasi nuk pritej duke qenë se mungoi në javën e kaluar.

Broja ndodhet në stolin e gatshëm për trajnerin Mojes, pikërisht ndaj kundërshtarëve që kanë shfaqur interes. Në Premier Ligë është përmendur emri i sulmuesit shqiptar si opsion për merkaton e Njukasëll që synon pjesëmarrjen në Champions.

Vendime të papritura ndërkohë nga Evertoni në javët e fundit të Premier Ligë. Broja është i huazuar nga Çelsi, që zotëron kartonin e tij.

Nga marsi ka lënë plotësisht pas dëmtimet, që e pengonin prej kohësh. Evertoni nuk ka objektiva për ndeshjen sot, ndërsa Njukasëll kërkon ta mbyllë me zonën Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot