Drita e Gjilanit ka dominuar Kampionatin e Kosovës.
Drita ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Feronikelit 74 nga Drenasi, në javën e fundit përkatësisht të javës së 36-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Zekirija Ramadani me Dritën tani mendojnë për rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Drita e mbylli edicionin në vendin e parë me 74 pikë e Feronikeli 74 në fund me 18 pikë.
“Nikli” që moti ka humbur statusin e anëtarit të elitës.