Kampioni i botës “tradhton” Aston Villa-n, e mbyll me karton të kuq

- Bota Sot

Kampioni i botës “tradhton” Aston Villa-n, e mbyll me karton të kuq

Ndeshja e fundit e Emiliano Martinez me fanellën e Aston Villa nuk ka shkuar aspak siç pritej.

Argjentinasi është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Manchester United, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Rasmus Hojlund në fund të pjesës së parë jashtë zonës së rreptësisë.

Rezultati i takimit është 0-1, por miqtë do të luajnë me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Manchester United nuk luan për asnjë objektiv sot, ndërsa Aston Villa është ende në garë për një biletë për në Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery do ta ketë shumë të vështirë pjesën e dytë me një lojtar më pak ndaj “Djajve” dhe i duhet me patjetër fitorja për të shpresuar për biletën që të dërgon në Champions League.

Sa për Emiliano Martinez, argjentinasi nuk e meritonte ta mbyllte kështu aventurën me Aston Villa-n.



Lexoni të gjitha në Bota Sot