Lecce e Ramadanit dhe e Berishës e shokojnë Lazion, Empoli i Ismajlit bie nga liga

- Bota Sot

Lecce e Ramadanit dhe e Berishës e shokojnë Lazion, Empoli i Ismajlit bie nga liga

Lecce ka siguruar ekzitencën por në anën tjetër e ka marrë në qafë Lazion duke e mundur me 1:0 në Romë dhe e ka lënë jashtë garave evropiane.

Lecce plot 45 minuta mbetet pa një lojtar pasi që Santiago Pierotti në fund të pjesës së parë u përjashtua pas dy kartonave të verdhë.

Lassana Coulibaly në minutën e 43-të shënoi për fitoren e Lecces.

Medon Berisha dhe Ylber Ramadani u paraqitën nga minuta e parë për Leccen. Berisha u zëvendësua në minutën e 60-të e Ramadani në atë të 73-tën.

Elseid Hysaj nga minuta e 56-të u paraqit për Lazion.

Lazio përfundoi në vend të 7-të me 65 pikë e Lecce në të 17-tin me 34 sosh,

Empoli i Ardian Ismajlit tronditet si vendas duke pësuar humnbje me rezultat 2:1 nga Verona. Ismajli u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të.

Empoli ka përfunduar në pozitën e 18-të me 31 pikë, Venezia në të 19-tën me 29 dhe Monza në fund me 18 sosh, tri ktëo skuadra që bien nga liga. Verona renditet në vend të 14-të me 37 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot