Barcelona ashtu si i ka hije, si kampion i ri e ka përmbyllur edicionin me fitore të thellë.
Kampioni i ri i Spanjës, e ka deklasuar me rezultat 3:0 Athletic Bilbaon.
Vendasit nuk kishin forcë që të ndalonin Barcelonën.
Sulmuesit e Barcelonës dot nuk u përmbajtën në BIlbao.
Golat i realizuan Lewandowski (14 e 17) dhe Olmo (90+4 nga penalltia).
Barcelona e mbylli edicionin në krye të tabelës me 88 pikë e Athletic Bilbao në vend të katërt me 70 sosh, duke siguruar kualifikimin në Champions League.