Sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhduan edhe pas sulmit masiv ajror

- Bota Sot

Sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhduan edhe pas sulmit masiv ajror

Nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën në mëngjes, Rusia ndërmori sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Sipas BBC-së, të paktën 12 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se arritën të rrëzonin 266 dronë dhe 45 raketa. Por ato paralajmëruan se "shumica e rajoneve të Ukrainës" u prekën nga sulmi.

Të dielën në mbrëmje, sulmet nga Moska vazhduan, megjithëse dukeshin më të kufizuara.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan depërtime të dronëve Shaheed dhe UAV gjatë natës, por thanë se kërcënimi ishte zmbrapsur në të gjitha rajonet deri rreth orës 07:00 lokale.

Këtë mëngjes, shërbimi shtetëror i emergjencave po shpërndan foto të ndërtesave në flakë në Odesa, ku thuhet se një ndërtesë banimi është shkatërruar nga dronët rusë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot