Ka përfunduar sezoni i rregullt i Premier League-s angleze, dhe tashmë janë bërë publike verdiktet zyrtare për pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Anglia do të ketë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, falë performancës së jashtëzakonshme të skuadrave në kampionat dhe në arenën evropiane.
Skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kmapionëve janë:
Liverpool (kampionët e sezonit)
Arsenali
Manchester City
Chelsea
Newcastle United
Tottenham Hotspur – i kualifikuar si fitues i UEFA Europa League
Ky përfaqësim i gjerë në ‘Champions’ vjen si rezultat i kombinimit të renditjes përfundimtare në ligë dhe suksesit të Tottenham në garën e dytë më të rëndësishëm evropian.
Ndërkohë, edhe pjesëmarrjet në garat e tjera evropiane janë zyrtarizuar.
Crystal Palace, megjithëse e mbylli sezonin në vendin e 12-të, do të luajë në Europa League, falë triumfit historik në FA Cup.
Aston Villa gjithashtu siguroi një vend në Europa League, bazuar në pozicionin përfundimtar në tabelë.
Nottingham Forest do të përfaqësojë Anglinë në UEFA Conference League sezonin e ardhshëm.