Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City këtë verë, pasi kontrata e tij përfundon dhe nuk do të rinovohet. Mesfushori belg, i cili është 33 vjeç, është tashmë një lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat për të vazhduar karrierën e tij jashtë Anglisë, shkruan KosovaPress.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar zyrtarisht interesimin e kampionëve të Serie A për të afruar yllin e përfaqësueses belge. Në një prononcim për “Il Mattino”, ai u shpreh:
“E duam Kevin De Bruyne. Duam ta sjellim në Napoli. Tani gjithçka varet nga dëshira e tij për të ardhur te ne.”
Napoli, që sapo ka siguruar titullin kampion në Itali nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte, synon të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe afrimi i De Bruyne do të ishte një goditje e madhe në merkato.
Fillimisht u përfol për një qëndrim të mundshëm në Premier League, por vetë De Bruyne ka bërë të ditur se do të transferohet jashtë Anglisë. Napoli nuk është i vetmi klub i interesuar, por italianët nuk e kanë fshehur aspak dëshirën për të siguruar shërbimet e tij.
Kevin De Bruyne ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke fituar tituj të shumtë me Manchester City, përfshirë Premier League, FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve. Para aventurës në Angli, ai shkëlqeu në Gjermani me Ëolfsburg, ku u shpall “Futbollisti më i mirë i vitit” në Bundesliga.
Nëse De Bruyne pranon ofertën e Napolit, kjo do të ishte hera e parë që ai luan në Serie A – dhe një tjetër kapitull i rëndësishëm në një karrierë të jashtëzakonshme.