Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranon se ka marrë oferta nga klube në Itali, jashtë vendit dhe Arabinë Saudite, dhe këmbëngul se ai dhe zyrtarët e “Nerazzurrëve” do të ulen dhe do të flasin për të mirën e klubit pas finales së Ligës së Kampionëve.
Interi po përgatitet të përballet me Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën në mbrëmje. Klubi organizoi ditën e tyre për media të hënën, me komente nga Inzaghi, Beppe Marotta , Matteo Darmian dhe Marcus Thuram para shtypit botëror.
Përveç vlerësimit të tij për sezonin 2024-25 të Interit dhe një paraprirjeje të finales së Ligës së Kampionëve, Inzaghi iu përgjigj gjithashtu pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij personale dhe raportet e fundit se ai është ofertuar nga klubet në Arabinë Saudite në javët e fundit.
Trajneri i “Nerazzurrëve” pranon se ka pasur oferta nga klube të shumta në vende të ndryshme dhe se ai dhe klubi do të ulen për të diskutuar të ardhmen e tyre së bashku pas finales së ardhshme të Ligës së Kampionëve.
“Klubi im më njeh mirë, ti më pak”, i tha Inzaghi gazetarit i cili e pyeti nëse thashethemet e fundit do të ndikojnë në përqendrimin e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve.
“Ndodh çdo vit”, vazhdoi ai. “Ka kërkesa nga Italia, nga jashtë, nga Arabia Saudite, por do të ishte çmenduri të mendohej për këtë. Ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer me menaxhmentin dhe pronarët. Një ditë pas ndeshjes, do të ulemi dhe do të flasim për të mirën e Interit. Nëse të gjitha kushtet janë në vendin e duhur, do të ecim përpara në harmoni, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit.”
"Tani për tani, të flasësh për këtë do të ishte çmenduri. Është diçka që nuk mund të ekzistojë duke ditur se çfarë na pret të shtunën", tha italiani në fund.