Leo Ballhysa nuk do të jetë më futbollist i Laçit. 20-vjeçari dhe kurbinasit kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Elbasanasi falenderon klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen.
“Nga ky moment ju njoftoj largimin ti nga ekipi i Laçit. Faleminderit presidentit dhe drejtor Haxhis.
Suksese”, ka shkruar Ballhysa.
20-vjeçari në këtë sezon me bardhezinjtë ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.
Paraqitjet këto që nuk kanë bindur në Laç për të vazhduar bashkëpunimin, ndërsa tashmë do të jetë një futbollist i lirë në treg.