Ramzan Kadyrov, kreu i Çeçenisë, ka publikuar një video në të cilën iu përgjigj thashethemeve rreth sëmundjes së tij, duke thënë se “sëmundja dhe vdekja janë rruga e të gjithëve”, por nuk e mohoi se shëndeti i tij po përkeqësohet.
Në videon e publikuar, Kadyrov ecën dhe shikon përpara me një vështrim pak të lodhur. Ai nuk thotë asgjë. Një zëdhënës lexon tekstin në emër të tij.
“Gjithnjë e më shpesh, dëgjoj thashetheme për sëmundjen time. Ata thonë se po vdes dhe nuk kam shumë kohë të mbetur. Së pari, sëmundja dhe vdekja janë rruga e çdo personi. Askush që është gjallë nuk i ka shpëtuar kësaj rruge. Së dyti, as sëmundja dhe as kërcënimi nuk e shkurtojnë jetën. Kohëzgjatja e saj përcaktohet vetëm nga ai që të dha frymë”, thuhet në tekst.
“Nëse jam i destinuar të jetoj 50, 60 ose 70 vjet, do t’i jetoj ato sipas fatit dhe askush nuk do të më heqë asnjë ditë të vetme”, u tha ndër tjera.
Videoja i quan ata që përhapin informacion rreth sëmundjes së Kadyrovit “thashetheme pa guxim”, që “fshihen jashtë vendit si minj”.
Kadyrov lindi më 5 tetor 1976 dhe aktualisht është 48 vjeç.