Media boshnjake: Vuçiqit duhej të kishte heshtur, tani ish futbollisti i famshëm i dha leksion

- Bota Sot

Media boshnjake: Vuçiqit duhej të kishte heshtur, tani ish futbollisti i famshëm i dha leksion

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Në Shqipëri e Serbi dhe Kontinentin e Vjetër me kureshtje pritet kjo sfidë e madhe.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq para pak ditësh ka mbajtur një tubim partiak në Nish, Vuçiq i dha ‘urdhër’ Dragan Stojkoviqit se çfarë duhej të bënte në Tiranë.

“Në qershor do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur!”, kështu iu ishte drejtuar Vuçiqi Stojkoviqit.

Nga ana tjetër Stojkoviq e dëgjonte dhe e shikonte me admirim.

Gjithçka arriti shpejt në median shqiptare, të cilat e shpallën fjalimin e Vuçiçit nxitës, madje disa shkruan se ai thjesht po i frynte flakës.

Pikërisht për këtë arsye, mediat shqiptare nuk munguan ta pyesnin selektorin e Shqiprisë Sylvinhon se çfarë mendonte për fjalët e Vuçiqit, dhe braziliani i famshëm i mbajti një leksion presidentit serb”, shkruan  media boshnjake “sportsport”.

Ish futbollisti që luajti për gjigantë si Barcelona dhe Arsenali dhe fitoi dy Champions League tha se gjithçka ka të bëjë vetëm me futbollin.

"Kam dëgjuar diçka të ngjashme diku. Por bukuria e futbollit është se zgjat 90 minuta. Do të duhet të dalim në fushë dhe të bëjmë më të mirën tonë", tha Sylvinho.

"E pashë çfarë ndodhi vite më parë dhe nuk jam i shqetësuar, sepse po i përgatisim lojtarët të luajnë 90 minuta. Kemi lojtarë nga e gjithë bota", thotë ai.

“Si kujtesë, në vitin 2014, në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Partizanit, ballafaqimi ishte ndërprerë për shkak se një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe zbarkoi në fushë.

Pas kësaj, pasuan trazira të rënda, tifozët vrapuan në fushë dhe lojtarët shqiptarë mezi shpëtuan jetën e tyre. Askush nuk dëshiron që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri këtë herë.

Gjithçka përfundoi me fitoren e Shqipërisë në tavolinën e zyrtare dhe përfundimisht me shkuarjen në Euro 2016. Serbët patën një ndeshje të dytë në Shqipëri, por ai triumf nuk kishte asnjë vlerë për ta në fund”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot