Bayerni i Mynihut shpresonte që të lirohej nga Leon Gorecka në merkaton e verës.
Por ka qenë vetë mesfushori i bavarezëve i cili në një intervistë për “Welt am Sonntag” ka sqaruar pozicionin e tij në ekip, duke theksuar se do të qëndrojë.
Gorecka ka një kontratë me Bajernin deri në vitin 2026 dhe dëshiron ta përmbushë atë.
Në intervistën e tij, Gorecka ka saktësuar: “Nuk jam i interesuar për zërat e merkatos. Nuk kam asnjë interes për t’u larguar nga Bajerni. Unë do të vazhdoj këtu.
Bajerni është klubi më i mirë në botë dhe unë dua të jem pjesë e tij edhe në sezonin e ardhshëm. Dua të vazhdoj të fitoj me Bajernin”. Kjo deklaratë e mesfushorit e ka gjetur disi të papërgatitur klubin që shpresonte në shitjen e tij për të mos rrezikuar ta humbasë me parametra zero verën e vitit 2026 kur t’i përfundojë kontrata me klubin.
Ndërkaq, në Mynih nuk janë dorëzuar ende plotësisht për Leroj Sane.
Pavarësisht se sulmuesi i krahut është i vendosur për t’u larguar drejt Premier Ligës, te Bajerni shpresojnë se mund ta bindin atë që të rinovojë kontratën me klubin bavarez. Sipas “tz”, këtë javë pritet një tjetër takim mes palëve për të kuptuar përfundimisht se në çfarë drejtimi do të rrjedhin ngjarjet/