Asllani çudit me zgjedhjen para finales së Champions

- Bota Sot

Asllani çudit me zgjedhjen para finales së Champions

Interi është në javën më të rëndësishme të sezonit.

Zikaltrit do të luajnë finalen e Champions-it përballë PSG-së, të shtunën e 31 majit.

Disa prej lojtarëve janë pyetur nga faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve, se cili është lojtari që u ka hapur më shumë punë. Përgjigjet e bëra virale tregojnë Jamalin, talentin e Barcelonës.

Ndër të tjerë, edhe Asllani zgjedh talentin e Barçës. Çudia me mesfushorin e Kombëtares është se në Champions, nuk u përball me Jamalin.

Kjo pasi Asllani nuk pati minuta në dispozicion kundër katalanasve.

23-vjeçari ndërkohë i ka parë aftësitë e Jamalit në fushë, rreth 1 vit më parë. Në ndeshjen e Europianit mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Spanjës, Jamal u aktivizua në minutën e 71-të nga iberikët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot