Media serbe: Një shqiptar me mbiemër të njohur në derën e Manchester Cityt

- Bota Sot

Media serbe: Një shqiptar me mbiemër të njohur në derën e Manchester Cityt

Në qendër të vëmendjes treshja shqiptare, Granit Xhaka, Xherdam Shaqiri e Ardon Jashari.

Çdo sukses i shqiptarëve në nivelet e larta i pengon shumë serbëve dhe hidhen në sulm si pula pa kokë.

Kësaj radhe një medium serb merret edhe me një emër tjetër shqiptar që bëri bujë me mbiemrin e tij në vitin 2022 në Kampionatin Botëror në Katar.

“Një shqiptar me mbiemër të njohur në derën e Manchester Cityt! Ndeshjet midis Zvicrës dhe Serbisë kanë qenë gjithmonë më shumë sesa sportive, sepse një numër i madh lojtarësh me origjinë shqiptare luajnë në ekipin kombëtar të vendit nga perëndimi i Evropës.

Kapitenit Granit Xhaka, prindërit e të cilit janë nga Podujeva, dhe sulmuesi e golashënuesi Xherdan Shaqiri, që është i lindur në Gjilan, iu bashkua edhe një tjetër - i riu Ardon Jashari, i cili ka origjinë nga Maqedonia.

Ishte fanella e Jasharit që Xhaka e veshi pas fitores kundër Serbisë në Kupën e Botës në Katar, dhe shumë e “lexuan” si mesazh politik, sepse ai i vuri vetes mbiemrin e udhëheqësit të UÇK-së Adem Jasharit. 

Xhaka kishte gjetur një mënyrë të zgjuar për të treguar dashurinë e tij për Kosovën, nga janë prindërit e tij (nga Podujeva), sepse ai nuk do të ndëshkohet.

Vetëm një sezon në Club Brugge, në të cilin ai erdhi nga Luzern për gjashtë milionë euro, ishte i mjaftueshëm që Jashari të shpërthente. Ky 22-vjeçar i lindur në Zvicër, me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, u shpall lojtari më i mirë i Ligës”, shkruan media sebre “Veçernj Novosti”.

“Edhe pse titulli u fitua nga Union Saint-Gillois, Jashari mori çmimin e madh dhe përveç kësaj e rriti çmimin e tij, kështu që tani ai vlen rreth gjashtë herë më shumë sesa kur erdhi në Belgjikë - diku rreth 35 milionë euro. Belgët nuk do të zbresin nën shumën e përmendur.

Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen e kanë ndjekur atë qe një kohe, por tani Manchester City ka hyrë në garë dhe nuk ka dyshim se ata kanë rastin më të mirë për ta nënshkruar me të. Emri i tij është në listën e ngushtë të Pep Guardiolës dhe transferimi pritet të përfundojë në fillim të verës së ardhshme”, shkruan më tej.

Këtë sezon luajti 35 ndeshje dhe shënoi tre gola në kampionatin belg. Ai ka  kontratë me Club Brugge deri në vitin 2029.



Lexoni të gjitha në Bota Sot