Gattuso drejt rikthimit në Serie A

- Bota Sot

Gattuso drejt rikthimit në Serie A

Ish-mesfushori, Gennaro Gattuso mund të rikthehet në Serie A.

Ish-trajneri i Milanit ka mbyllur aventurën në Kroaci, aty ku drejtoi skuadrën e Hajduk Split, me të cilët u rendit në vendin e tretë në kampionat.

Nga Italia raportohet se Gattuso mund të marrë drejtimin e Torinos. Presidenti i këtyre të fundit, Urbano Cairo, po mendon të largojë tajnerin Paolo Vanoli.

Te klubi “granata” nuk ndihen të lumtur me punën e bërë nga tekniku italian dhe duan të mbyllin bashkëpunimin.

Gattuso është në krye të listës, si një dëshirë e madhe e presidentit Cairo. 47-vjeçari ka edhe një eksperiencë të mëparshme si trajner në Serinë A, ku ka drejtuar Milanin, por edhe Napolin.

Gjithashtu, jashtë Italisë, ai ka qenë në stolin e ekipeve si Valencia në Spanjë dhe Marseille në Francë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot