Krisen marrëdheniet mes Amorimit dhe Garnachos

- Bota Sot

Krisen marrëdheniet mes Amorimit dhe Garnachos

Manchester United ka përjetuar sezonin e tyre më të dobët të shekullit 21.

Ata përfunduan sezonin në pozitën e 15-të në Premierligë si dhe humbën finalen e “Europa League” ndaj Tottenhamit, duke mbetur pa gara evropiane për sezonin e ardhshëm.

Por raportimi i fundit nga Fabrizio Romano, tregon se ka pasur një krisje të marrëdhënieve mes Ruben Amorimit dhe Alejandro Garnachos.

Në një mbledhje të skuadrës në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, në “Carrington”, portugezi i kishte thënë argjentinas, “Bën mirë të lutesh nëse gjen një klub që do t’ju transferojë”.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë me të ardhmen e tij, që duket se është larg “Djajve të Kuq”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot