Maresca para finales: Nëse sot jam këtu, kjo është falë Pellegrinit

- Bota Sot

Maresca para finales: Nëse sot jam këtu, kjo është falë Pellegrinit

Finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea do të luhet në Wroclaw të mërkurën më 28 maj në orën 21:00.

Trajneri i londinezëve, Enzo Maresca foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes, duke e cilësuar si një mundësi për të shënuar rikthimin e Bluve në skenën e madhe ndërkombëtare:

“Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë trofeun. Do të ishte një mënyrë për të thënë se ne po fitojmë dhe se jemi një klub në Evropë”.

Klubi londinez do të vendoste një rekord duke triumfuar në Poloni, kujton trajneri italian: “Ne do të bëheshim gjithashtu skuadra e parë që do të fitonte të gjithë trofetë e UEFA-s (Champions League, Europa League dhe Conference League), ndaj është e rëndësishme”.

Trajneri i Betis, Pellegrini është një mjeshtër për Maresca-n, pasi ka luajtur nën urdhërat e kilenit te Malaga dhe ka qenë asistent i tij te Ëest Ham United: “Nëse jam këtu ku jam sot, kjo është falë tij. Kam punuar me Manuelin për katër vjet, dy si lojtar dhe dy në stafin e tij, kështu që i detyrohem shumë. Jam mirënjohës për marrëdhënien që kemi dhe për këshillat që më dha”.

“Më tha që të mos ndryshoj kurrë. Gjithmonë thoshte se lojtarët dhe trajnerët nxitojnë të ndryshojnë, më thoshte gjithmonë se gjëja më e mirë është të qëndrosh besnik ndaj vetes”.

Nuk mund të krahasosh finalet e përjetuara si trajner dhe atë si lojtar: “Janë si nata me ditën.

Si lojtar mendon më shumë për veten, ndërsa si trajner duhet të mendosh për 30 persona dhe shumë gjëra të tjera, nuk ka krahasim. T

e City kam pasur fatin të përjetoj një finale të Champions si ndihmës trajner, kështu që kam një përvojë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot