Ka ndërruar jetë emri i njohur i futbollit në Kosovë, Tajar Berisha.
I ndjeri ka dhënë kontribut të madh ndër vite, së pari si futbollist e pastaj edhe si trajner.
Kampioni i ri Drita e Gjilanit shpreh ngushëllime për ikjen ë amshim të ish futbollistit dhe ish trajnerit Berisha.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen në amëshim të veteranit të sportit gjilanas dhe jo vetëm, ish lojtarit dhe ish trenerit të klubit tonë, të ndjerit Tajar Berisha.
E nderuara familje Berisha, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Klubi ynë me mendje e zemër është afër jush në këto momente aspak të lehta për ju si familje, për shokët dhe kolegët e të ndjerit Tajar.
Tajar Berisha një figurë shume e dashur dhe njeri me vyrtyte të larta njerëzore. Futbollist i shquar i klubit tonë gjatë viteve 1970-1980 dhe pastaj edhe si trener i klubit tonë në kohen e okupimit dhe gjithashtu edhe në kohën e çlirimit.
Tajari ishte edhe njeri atdhedashës i cili aktivisht punoi për të çlirimin e vendit nga okupimi ku në periudhën e viteve 1997-98 ishte edhe i burgosur së bashku me disa figura të shquara politike të anamoravës për zhvillimin e veprimtarive kundër regjimit të asaj kohe.
I ndjeri ka ndërruar jetë në shtetet e bashkuara të Amerikës ku edhe kishte emigruar me familjen e tij.
I përjetshëm kujtimi për Tajarin dhe veprat e tij sportive dhe atdhedashëse.
Prehu në paqë Tajar”, shkruan në faqen e FC Drita.