Çesk Fabregas është kthyer në kohët e fundit në objektin e dëshirave të shumë klubeve të njohura në Europë.
Kanë qenë të ndryshme që i kanë ofruar atij postin e trajnerit, por duke marrë refuzime nga spanjolli.
Ky i fundit ka vendosur që për momentin të vazhdojë karrierën te Komo, për të përmirësuar aftësitë e tij në pankinë, duke mos hezituar që të kthejë mbrapsht edhe oferta të rëndësishme. Më e fundit ishte ajo e Romës, e cila është interesuar për spanjollin meqë është në kërkim të një trajneri të ri.
Fabregas këtë herë nuk ka kthyer përgjigje në mënyrë direkte, por nëpërmjet pronarëve indonezianë të klubit, të cilët kanë refuzuar ofertën e Romës, ndërsa vetë spanjolli është me pushime në Ibiza me familjen e tij.
“Corriere Dello Sport” bën të ditur se ai ka dëshirë të vazhdojë te Komo të paktën edhe këtë vit, por me vetëm një klub tjetër që mund ta bëjë të ndryshojë mendim.
Ai është Interi, pasi raportohet se Fabregas do ta kishte të vështirë të refuzonte një ofertë nga zikaltrit të cilët janë të ndërtuar për të fituar trofe në Itali dhe në situatën e aktuale e nisnin çdo sezon si pretendentë.