Asambleja Kombëtare e Francës miraton në lexim të parë projektligjin për legalizimin e vdekjes së asistuar

- Bota Sot

Asambleja Kombëtare e Francës miraton në lexim të parë projektligjin për legalizimin e vdekjes së asistuar

Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar një projektligj që u lejon të rriturve me sëmundje të pashërueshme të marrin ilaçe vdekjeprurëse.

Vota në Asamblenë Kombëtare është një hap kyç në çështjen e debatuar prej kohësh, megjithëse mbeten ende çështje të tjera përpara se projektligji të bëhet ligj.

Masa e propozuar për ilaçet vdekjeprurëse e përcakton vdekjen e asistuar si lejimin e përdorimit në kushte të caktuara, në mënyrë që njerëzit të mund t’i marrin vetë. Vetëm ata, gjendja fizike e të cilëve nuk ua lejon ta bëjnë vetë, do të jenë në gjendje të marrin ndihmë nga një mjek ose një infermiere.

Projektligji, i cili mori 305 vota pro dhe 199 kundër, do t’i dërgohet Senatit për debat të mëtejshëm. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot