Gianluigi Buffon befason për portierët

- Bota Sot

Gianluigi Buffon befason për portierët

Gianluigi Buffon ka komentuar finalen e Champions League mes PSG dhe Interit, duke u ndalur veçanërisht te përballja mes dy portierëve: Gianluigi Donnarumma dhe Yann Sommer: “Nëse shohim sezonin, Donnarumma dhe Sommer kanë qenë numrat një të Europës.

Ndoshta Gigio është më i miri në absolut, por Sommer ka pasur një vazhdimësi mbresëlënëse në paraqitjet e tij të shkëlqyera. Do të jetë një finale e portierëve”.

Donnarumma më në fund ka fituar zemrat e francezëve.

A ka qenë aq e vështirë edhe për ju të dashuroheshit në Paris?
Aspak. Kam luajtur një vit te PSG dhe nga njerëzit kam marrë dashuri e respekt, ndoshta edhe më shumë sesa në Itali. Me gazetarët është pak më ndryshe. Atje merret si e mirëqenë që do fitosh gjithçka në kampionat dhe garat kombëtare, ndaj objektivi i vetëm është Champions League. Nëse nuk fiton, ndonjë penë bëhet pak e helmuar…

Jeni mik, vëlla i madh dhe thuajse sponsor i Donnarumma, por në fund të fundit ai ishte një rival, edhe pse ju ishit drejt fundit të karrierës. Nuk ishte diçka e zakonshme…

Të jesh sportist i vërtetë do të thotë pikërisht këtë. Nuk më pëlqejnë pyetjet si ‘kush ishte më i mirë, ti apo Zoff’ apo ‘ti apo Peruzzi’. Nuk më intereson aspak: secili ka historinë e vet, unë jam krenar për timen. Mendoj se kam qenë serioz dhe profesionist. Më vjen pak keq për ata lojtarë që ndonjëherë vetëshpallen si ‘më të mirët’. Më pëlqen të njoh talentin, paçka kujt i përket ai.

Donnarumma, a është pasuesi juaj?

Pa asnjë pikë dyshimi. Është një djalë flori, që di të përgjigjet kur duhet. I përulur, por me vetëbesimin e duhur. Nuk mund ta komandosh zonën e portës pa e pasur këtë vetëbesim.

Cilat janë ndryshimet mes Donnarumma dhe Sommer?

Fizikisht janë në dy pole të kundërta, kështu që kanë karakteristika të ndryshme, por janë të ngjashëm për sa i përket reaktivitetit. Kjo është një meritë e madhe për Gigio. Për Sommer nuk kishte dyshim se ishte reaktiv, por kur një njeri afro dy metra është kaq i shpejtë në reagime, kjo është diçka që të bën përshtypje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot