Reagon futbollisti shqiptar

- Bota Sot

Reagon futbollisti shqiptar

Trajneri Sylvinho publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit qershor dhe në këtë grumbullim është përfshirë edhe Jasir Asani.

Në rrjetet sociale futbollisti i klubit nga Koreja, ka reaguar kur ka pa një video ku flitej se pikërisht ai nuk është dashur të ftohet për këto ndeshje.

Asani ka komentuar: "A i keni marrë parashutet me veti o njerëz".

Futbollisti i Gwangju është një zbulim i Sylvinhos në këto vitet e fundit.

Por ai këtë sezon ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në ligë dhe ka shënuar tri gola.

Kurse në AFC Champions League, Asani zhvilloi 10 ndeshje, shënoi nëntë gola dhe bëri një asist.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë muajit qershor luan për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot