Qëndrueshmëria ekonomike e Barcelonës

- Bota Sot

Qëndrueshmëria ekonomike e Barcelonës

Qëndrueshmëria ekonomike e Barcelonës padyshim varet nga stadium “Camp Nou”, tërësisht i rinovuar. Klubi shpreson që të kthehet në shtëpinë e tij shtatorin e ardhshëm, pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, por me përvojën e mëparshme të organizimit të trofeut tradicional “Joan Gampe”, më 9 ose 10 gusht.

Projekti “Barça Hospitalit” vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij si një nga shtyllat themelore të “Espai Barça”, me një reagim shumë pozitiv nga tregu.

Arritja më e fundit ka qenë shitja e të gjitha suitave VIP, hapësirave më ekskluzive në ofertën e re VIP të klubit. Ky sukses i shtohet ritmit të mirë të shitjeve të pjesës tjetër të hapësirave VIP.

Aktualisht, opsionet që janë ende në dispozicion për ata që kërkojnë të sigurojnë një vend nga ndeshja e parë në “Spotify Camp Nou” janë “Zona e Lojtarëve” dhe “Rreshti i Fushës” (i vendosur në nivelin e parë) dhe “Ballkoni” (në nivelin e dytë).

Kërkesa për këto produkte vazhdon të rritet, me disa zona që tashmë janë shitur plotësisht, dhe shkalla e rezervimeve rritet javë pas jave. Sa u përket vendeve në unazën VIP, të vendosura në unazën e parë VIP, ato mbeten të disponueshme dhe janë pritur shumë mirë. Klubi ka shitur tashmë më shumë se 1,000 vende në këtë kategori, me çmime që fillojnë nga 5.500 euro për sezon dhe këto produkte pritet të jenë në dispozicion, duke filluar nga janari 2026. Disa zona gjithashtu kanë arritur tashmë limitin e tyre të disponueshmërisë.

Në total, Barcelona ka shitur tashmë më shumë se 3700 vende VIP, një shifër që përfaqëson të ardhura të vlerësuara prej më shumë se 335 milionë eurosh në afat të mesëm dhe të gjatë.

Me një plan prej 9400 vendesh VIP dhe për mysafirë në stadiumin e ri dhe një objektiv për të arritur 120 milionë euro në vit në të ardhura të kombinuara nga sponsorizimet, projekti vazhdon të përparojë me ritëm të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot