Flamurtari nën menaxhimin e gjigantëve turk?

- Bota Sot

Flamurtari nën menaxhimin e gjigantëve turk?

Flamurtari po punon shumë në të gjitha aspektet. Sinan Idrizi së fundmi ka takuar nga aafër presidentin e Galatasarayt, Dursun Özbek.

Palët kanë diskutuar mes tyre për një marrëveshje, e cila ka në fokus zhvillimin e klubit të Flamurtarit dhe shtrirjen e këtij bashkëpunimi edhe më gjërë. Nga sa mësohet është arritur një akord paraprak mes tyre.

Kjo do të thotë se Flamurtari do të vihen nën menaxhimin e menaxherve turk, të cilët do të japin sugjerimet e tyre për afrimet e lojtarëve. Ndërkohë gjithashtu do të hidhet edhe një sy nga akademia dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Ende nuk dihet se kjo do të bëhet që në këtë sezon, apo duke nisur nga viti i ardhshëm.

Gjithsesi Flamurtari këtë sezon do të luajë në Superiore dhe vlonjatët do të tentojnë të jenë protagonistë në elitë, ku do të synojnë të fitojnë trofe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot