Rashford kërkon me ngulm kalimin te Barcelona

- Bota Sot

Rashford kërkon me ngulm kalimin te Barcelona

Markus Rashford kërkon me ngulm kalimin te Barcelona.

Katalunasit e vlerësojnë sulmuesin dhe për këtë po punojnë që të arrijnë një marrëveshje.

27-vjeçari kaloi sezonin në huazim te Aston Vila. Kartonin e tij e zotëron Mançester Junajtid deri në vitin 2028.

Vetë klubi anglez nuk e ka në plane për të ardhmen. Në plot 297 ndeshje të Premier Ligë, sulmuesi ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 5 të tjerë.

Pozicionet e preferuara në fushë janë krahu i majtë dhe qendra e sulmit. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë oferta e Barçës, për lojtarin e dalë nga Junajtid.



Lexoni të gjitha në Bota Sot