Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka këmbëngulur se sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, mund të jetë një nënshkrim transformues për Topçinjtë.
I pyetur për të emëruar objektivin ideal të Arsenal-it n podkastin Stick to football, francezi tha:
“Një nga nëntëshat e mi të preferuara për momentin është Julian Alvarez. Kemi folur për këtë: duke ushtruar presion, duke luajtur gjatë, ulët, çfarëdo që të duash. Ai mund ta mbajë topin i vetëm”.
Duke përshëndetur ish-sulmuesin e Manchester Cityt dhe River Plate, Henry shtoi:
“Ai luajti në Lojërat Olimpike, luajti në Copa America dhe nuk e dëgjoj të thotë se është i lodhur. Mënyra se si luan, më pëlqen. Por a është e mundur që Arsenali ta nënshkruajë atë? Nuk e di.”
Alvarez, 25 vjeç, ka shënuar 29 gola në 54 ndeshje gjithsej për Atletico Madridin.