Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, në Madrid janë të bindur që Antoine Griezmann do të largohet nga “Colchoneros” dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e francezit do të jetë në MLS.
Drejtuesit e Atletico-s kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Griezmann.
Dëshira e madhe dhe e vjetër e Diego Simeones është Lautaro Martinez, kapiteni i Interit.
Aktualisht, nuk ka negociata zyrtare midis klubeve, por interesi është real dhe lëvizjet fillestare nga ana e klubit madrilen kanë filluar në heshtje. Nuk do jetë aspak çudi nëse Lautaro Martínez mund të bëhet qendra e vëmendjes së merkatos së kësaj vere.
Sigurisht që largimi i tij nga Inter duket shumë i vështirë, për të mos thënë një mision i pamundur, por projekti i Atletico Madrid për ta vendosur në qendër pikërisht “El Toron”, një ofertë shumë e mirë ekonomike për zikaltrit dhe sigurisht një pagë e denjë vjetore për një sulmues si Lautaro, mund të ndryshojnë situatën.