Arsenali transferon mesfushorin spanjoll

- Bota Sot

Arsenali transferon mesfushorin spanjoll

Martin Zubimendi do të vazhdojë karrierën në Premier League. Mesfushori ka mbyllur akordin për transferuar tek Arsenal.

Klubi anglez ka vendosur të paguajë klauzolën prej 60 milionë Eurosh, për ta marrë atë nga Real Sociedad.

Zubimendi ishte dëshirë e trajnerit Mikel Arteta dhe do të provojë aventurën e parë në Angli. 26-vjeçari ka luajtur vetëm për Sociedad në karrierë, me të cilët numëron 232 ndeshje, ndërsa ka fituar edhe një Kupë të Mbretit.

Zubimendi ka udhëtuar drejt Londrës, për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me Arsenalin.

Mesfushori ishte një dëshirë e Liverpool një vit më parë, por ishte vetë lojtari që refuzoi transferimin te kampionët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot