Ndalet rekordi unik i klubeve spanjolle në Europë

- Bota Sot

Ndalet rekordi unik i klubeve spanjolle në Europë

Finalja e Ligës së Konferencës mes Çelsit dhe Betisit, i ka dhënë fund një rekordi unik në kompeticionet europiane, ku dominimi i klubeve spanjolle ishte bërë i frikshëm.

Në fakt, prej 24 vitesh, një klub spanjoll nuk mundej në një finale europiane përballë një kundërshtari nga një shtet tjetër, në të gjitha kompeticionet e mundshme.

Për herë të fundit ishe Valencia që u mposht nga Bajern Mynib në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin e largët 2001.

Që atëherë, ishin 19 finale në të cilat klubet spanjolle ishin vënë përballë kundërshtarësh nga shtete të tjera dhe në të gjitha rastet kishin dalë fitimtarë.

Anglezët kishin qenë “viktimat e preferuara” në këtë deri rekord, me 9 ndeshje të humbura, duke e ndërprerë më në fund atë falë fitores (4:1) së sotme të Çelsit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot