Arbër Hoxha mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.
Shqiptari aktualisht është pjesë e Dinamo Zagreb në Kroaci.
Por 26-vjeçari mund të largohet nga kroatët për një tjetër aventurë në karrierën e tij. Interesim konkret për të ka nga Turqia. Saktësisht është skuadra e Kayserispor që kërkon shërbimet e shqiptarit.
Ekipi turk siç dihet drejtohet nga Sergej Jakirovic, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Dinamo Zagreb.
Kështu 48-vjeçari e njeh mirë Hoxhën, të cilin ka kërkuar që ta ketë sërish nën urdhrat e tij, këtë herë te ekipi turk.
Bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare. Lideri i Kombëtares ka kontratë me Dinamo Zagreb edhe 1 sezon tjetër dhe mbetet të shihet nëse kroatët do të heqin dorë nga shqiptari.
Në këtë sezon Hoxha ka luajtur në 41 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 3 herë të tjera.
Ndërkohë nga “transfermarkt” vlerësohet 1.5 milionë euro.