Vllaznia ka marrë një lajm aspak pozitiv ditën e sotme. Kjo pasi obejktivi i tyre i merkatos, Ardian Limani ka vendosur të vazhdojë qëndrimin e tij te Prishtina.
Palët kanë rinovuar kontratën edhe për 2 vite. Këtë lëvizje e ka zyrtarizuar klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ardian Limani mbetet te Prishtina. Futbollisti i palodhur dhe me përvojë është i njohur për angazhimin e tij në çdo pozitë që kërkohet, do të vazhdoj të kontribuojë edhe më tej në projektin e Prishtinës.
Ardian Limani ka rinovuar me klubin për dy vite të tjera, pavarësisht interesimit nga klube të tjera. Limani ishte bashkuar ekipit në janar të vitit 2024”, shkruan klubi.
Kujtojmë se 31-vjeçari u bë pjesë e Prishtinës në janar të vitit 2024 dhe në këtë sezon ka luajtur në 32 ndeshje. Ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 2 herë të tjera.