Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dhënë informacione për numrin e ushtarëve amerikanë të cilët do të marrin pjesë në një prej ushtrimeve më të mëdha ushtarake që njihet si “Defender Europe 2025” e ku shtet pjesëmarrës i organizimit është edhe Kosova.
“Ky angazhim mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumëetnike, të ndërveprueshme me NATO-n, e nënshtruar kontrollit të autoriteteve civile”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.