Vdiq profesori nga Presheva, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

- Bota Sot

Vdiq profesori nga Presheva, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Është ndarë sot nga jeta në moshën 31 vjeçare profesori shqiptar nga Presheva, Ervin Halimi.

Vdekja e tij sipas familjarëve erdhi pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

I njëjti ishte edhe trajner fitnesi.

”Me dhimbje të thellë në zemër njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Ervin Halimi, i cili u largua nga kjo botë më datën 29.05.2025 pas një beteje të gjatë dhe të guximshme.

Ervini ishte një bir, vëlla, bashkëshort e mik i jashtëzakonshëm. Zemërbardhë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes, ai që la pas  dashuri, mirësi dhe kujtime të paharruara që do të jetojnë përherë në zemrat tona.

Ndërsa trupi i tij prehet, shpirti i tij mbetet i gjallë në çdo buzëqeshje që na kujton mirësinë e tij, në çdo kujtim që na prek zemrën dhe në çdo lutje që ngrihet për të.

Lamtumirë i dashur Ervin,

prehu në paqe.

Do të të duam dhe do të na mungosh përjetë.

Ju njoftojmë për kohën e varrimit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot