Von der Leyen nderohet me Çmimin e Karlit të Madh: Evropa e pavarur është liria jonë

- Bota Sot

Von der Leyen nderohet me Çmimin e Karlit të Madh: Evropa e pavarur është liria jonë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është laureuar me Çmimin e Karlit të Madh për vitin 2025, nderimi më i lartë evropian për promovimin e vlerave të Bashkimit Evropian. Ceremonia u mbajt të martën në qytetin Aachen të Gjermanisë, ku von der Leyen shpalosi prioritetet për të ardhmen e Evropës.

Në fjalën e saj të pranimit, ajo theksoi rëndësinë e paqes, sigurisë, zgjerimit të BE-së dhe mbrojtjes së demokracisë

Të dashur miq, një Evropë e pavarur. E di që për disa ky është një mesazh i pakëndshëm për t’u dëgjuar. Por në thelb, kjo ka të bëjë me lirinë tonë”, tha ajo.

“Siç e kanë ditur prej kohësh popujt e Evropës Qendrore dhe Lindore, liria personale është e mundur vetëm kur ka pavarësi kolektive.”

Në ceremoni morën pjesë disa liderë evropianë dhe ish-laureatë të çmimit, mes tyre kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, mbreti Felipe VI i Spanjës, kryeministri i Maltës Robert Abela dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Friedrich Merz, i vetmi politikan i pranishëm që mbajti një fjalim, u fokusua në sfidat gjeopolitike që përballon Evropa dhe angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën me gjithçka që kemi, ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht. Vetëm dje, unë dhe Presidenti Zelenskyy e përforcuam këtë angazhim në Berlin,” u shpreh ai.

Merz nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore evropiane dhe detyrimin e brezave të sotëm për ta mbrojtur këtë trashëgimi për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot