Neymar: Ende nuk e di

- Bota Sot

Neymar: Ende nuk e di

Rikthimi i Neymar-it te Santosi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, por edhe shumë pikëpyetje për të ardhmen.

Gjatë një interviste në pushimin e miqësores ndaj Red Bull Leipzig, ‘ylli’ brazilian, i cili u aktivizua titullar pa arritur të lërë gjurmë në fushë, ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim për rinovimin e kontratës me klubin, e cila skadon më 30 qershor.

“Ende nuk e di,” u shpreh Neymar me buzëqeshje. “Do të flas për këtë vetëm pas ndeshjes së datës 12. Deri atëherë nuk do të jap më komente.

E kam thënë edhe më parë: jam ende duke menduar. Edhe po të ma bëni këtë pyetje pas tri ditësh, do t’ju jap të njëjtën përgjigje. Do të vendos pas datës 12.”

Pas rikuperimit nga dëmtimi i radhës, Neymar ka luajtur tashmë dy ndeshje me Santosin: një eliminim zhgënjyes nga Kupa e Brazilit përballë skuadrës modeste CRB dhe një fitore në kampionat ndaj Vitórias, që nuk ka mjaftuar për të larguar ekipin nga zona e rënies nga kategoria.

Përpara pauzës, që do të sjellë Botërorin e Klubeve, Neymar pritet të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera me Santos-in, kundër Botafogo-s dhe Fortaleza-s.

Vetëm pas këtyre përballjeve, 33-vjeçari do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij dhe nëse do të vazhdojë apo jo të veshë fanellën që e bëri të njohur në skenën ndërkombëtare.

Situata e tij po ndiqet nga afër jo vetëm nga tifozët e Santos-it, por edhe nga medie dhe klube të tjera të interesuara për shërbimet e brazilianit, ndërsa data 12 qershor mbetet momenti kyç për vendimin final.



Lexoni të gjitha në Bota Sot