Palmer: Treguam sërish karakter

- Bota Sot

Palmer: Treguam sërish karakter

Cole Palmer është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e UEFA Conference League, ku Chelsea triumfoi bindshëm me rezultatin 4-1 ndaj Betisit.

Performanca e tij u vlerësua nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s, të cilët theksuan se dy asistet e Palmer-it ishin vendimtare për të kthyer rrjedhën e ndeshjes në favor të londinezëve.

“Asistet e Palmer-it ulën presionin dhe i hapën rrugën fitores së Chelsea-t”, thuhej në deklaratën zyrtare të UEFA-s, duke theksuar rolin kyç të mesfushorit ofensiv në momentet më delikate të takimit.

Dy gola secili, Messi dhe Suarez rikthejnë Inter Miamin te fitorja

Pas një pjese të parë të vështirë, ishte pikërisht Palmer ai që ndezi lojën dhe ndihmoi ekipin të përmbyste rezultatin. Pas ndeshjes, ai komentoi:

“Rritëm intensitetin dhe dhamë një paraqitje shumë më të mirë në pjesën e dytë. Ishte e bezdisshme të merrje topin dhe të pasoje vetëm mbrapa apo anash.

Në pjesën e parë kishte hapësira, pashë Enzon që vraponte dhe më pas ndodhi sërish në pjesën e dytë.

Mendoj se treguam edhe një herë karakterin tonë për të përmbysur gjithçka.”

Ky sukses në finale vjen si një shpërblim për Palmer-in, i cili në fundin e sezonit nuk kishte shkëlqyer, por me këtë ndeshje dëshmoi potencialin e tij dhe ndikimin që mund të ketë në momentet vendimtare për një skuadër si Chelsea.



Lexoni të gjitha në Bota Sot