Zyrtarizohet ndryshimi i paprecedentë i renditjes në Itali

- Bota Sot

Zyrtarizohet ndryshimi i paprecedentë i renditjes në Itali

Sot është zyrtarizuar rënia nga kategoria e Breshias, për shkak të problemeve me pagat dhe kontributet e muajit shkurt. Klubi italian duhet të luajë në Serinë C, pasi penaliteti prej 4 pikësh bën që të bien në zonën e ftohtë.

Nga kjo situatë janë dy skuadra që përfitojnë. Frosinone siguron mbijetesën duke mos pasur nevojë për të luajtur në finalen e “play-out”.

Sampdoria që kishte rënë, ka edhe një mundësi të fundit.

Finalja do të luhet ndaj Salernitanës, pikërisht pas mesit të qershorit.

Masimo Çelino, presidenti i Breshias, është pezulluar me 6 muaj. Po ashtu edhe këshilltari i tij Edoardo Çelino. Breshias i janë zbritur edhe 4 pikë për sezonin e ardhshëm. Beshia ka edhe një mundësi tjetër për të apeluar këtë vendim, që duket i pakthyeshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot