Hakimi: Dua ta mposht Interin

- Bota Sot

Hakimi: Dua ta mposht Interin

Achraf Hakimi nuk e ka harruar përvojën e tij te Interi, por tani është i përqendruar vetëm te Paris Saint Germain.

Mbrojtësi maroken foli për mbrëmjen e tij në një intervistë për ‘France 2’ duke thënë se vazhdon ta mbaj skuadrën italiane në zemër, por që në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj tyre do të jap maksimumin për të fituar, transmeton KosovaPress.

"Nuk do ta harroj kurrë veshjen e asaj fanelle dhe fitimin e një Scudetto. Interi do të jetë gjithmonë në zemrën time, por tani jam te PSG dhe do të bëj gjithçka që mundem për ti mposhtur ata", tha Hakimi, i cili në sezonin e tij të vetëm me “Nerazzurrët”, nën drejtimin e Antonio Contes, shënoi shtatë gola dhe dha 11 asiste në 45 ndeshje.

"Është një finale shumë e veçantë. Ishte një fazë e rëndësishme në karrierën time. Kalova një vit të mrekullueshëm në Milano dhe bëra shumë miq. Ende nuk kam dëgjuar nga ish-shokët e mi të ekipit. Mezi pres ti takoj përsëri. Unë dhe Lautaro ndajmë të njëjtën ide, por ende nuk kemi folur. Ai do të duhet të bëjë punën e tij dhe unë timen.", ka theksuar reprezentuesi nga Maroku.

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Interit zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Mynih të Gjermanisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot