“Interi ka mundësinë ta fitojë Champions League, por duhet të ndjekë disa parime që po ia lejoj vetes t’ia jap si këshilla Inzaghit”.
Arrigo Sacchi, në një intervistë për “Libero”, i bëri komplimente trajnerit nga Piacenza, por gjithashtu e kritikoi në disa aspekte:
“Është trajner shumë i mirë, është përmirësuar ndjeshëm, po rritet, por duhet t’iu kushtojë vëmendje disa detajeve.
Para së gjithash duhet t’i japë kurajë skuadrës dhe lojtarëve, të cilët nuk duhet të hyjnë në fushë me frikë.
Pastaj, kundër Bayernit dhe Barcelonës, pashë disa herë 7-8 lojtarë brenda zonës së tyre. Kështu rrezikohet vetë skuadra. Lojtarët nuk duhet të tërhiqen mbrapa, edhe kur kanë shënuar një apo dy gola. Nëse i lënë hapësirë PSG-së, do të kenë probleme”.
A do të ishte sezoni pozitiv për Interin edhe pa fituar Champions-in?
Sigurisht. Siç thashë më parë, Simone ka tentuar t’i japë skuadrës së tij dominimin e lojës, por ndonjëherë Interi ka rënë në gabimet e së kaluarës. Nuk ka qenë ofensive për të gjitha 90-95 minutat, siç duhet të jetë një skuadër e këtij niveli. Rishikoni ndeshjen kundër Lazios dhe do të gjeni përgjigjen për fjalët e mia.
Allegri është rikthyer te Milani. Çfarë mendoni?
Do t’ju përgjigjem në mënyrë filozofike: themeluesit e këtij sporti kanë dhënë udhëzime që futbolli të jetë kolektiv dhe ofensiv. Në Itali, ndonjëherë, e kthejmë në një disiplinë individuale dhe mbrojtëse. Nuk them më shumë…