Dama publikon listën e Kombëtares U-15

- Bota Sot

Dama publikon listën e Kombëtares U-15

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Zvicrës U-15, më 3 dhe 5 qershor, në stadiumin e Vorës.

Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje.

12 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Kuqezinjtë do të nisin nesër grumbullimin dhe përgatitjet në Durrës.

Ndeshja e parë Shqipëri – Zvicër do të luhet më 3 qershor, në ora 17:30, në stadiumin e Vorës. Takimi i dytë është programuar për datën 5 qershor, në ora 10:00, po në të njëjtin stadium.



Lexoni të gjitha në Bota Sot