Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda ka prezantuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore.
Dardanët do të zhvillojnë miqësore në “Fadil Vokrri” më 6 qershor kundër Armenisë nga ora 19:00 dhe tri ditë më vonë ndaj Ishujve Komore, shtet ky nga Afrika, po ashtu nga ora 19:00, raporton KosovaPress.
Futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet miqësore të muajit qershor:
Portierë: Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku.
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Ilir Krasniqi, Ismajl Beka, Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Dion Gallapeni.
Mesfushorë/sulmues:
Ermal Krasniqi, Muharrem Jashari, Vesel Demaku, Ismet Lushaku, Elvis Rexhbeçaj, Lindon Emërllahu, Bledian Krasniqi, Baton Zabërgja, Meriton Korenica, Florian Haxha, Florent Muslija, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani.