Ish-futbollisti i njohur brazilian, Juliano Belletti është emëruar trajner i Barça Atleticut apo Barcelona B.
Belletti ka marrë rolin e trajnerit të ekipit të dytë të Barcelonës.
Ish-mbrojtësi së fundmi ishte te grupmoshat e reja U19, kurse më parë ishte asistet te Barça Atleticu.
Karrierën si trajner e nisi te Cruzeiro dhe Sao Paulo U20.
48-vjeçari dikur luajti për ekipin e parë të Barcelonës dhe për Chelsean.