Një ish-mbrojtës i klubit katalunas bëhet trajner i Barcelonës B

- Bota Sot

Një ish-mbrojtës i klubit katalunas bëhet trajner i Barcelonës B

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Juliano Belletti është emëruar trajner i Barça Atleticut apo Barcelona B.

Belletti ka marrë rolin e trajnerit të ekipit të dytë të Barcelonës.

Ish-mbrojtësi së fundmi ishte te grupmoshat e reja U19, kurse më parë ishte asistet te Barça Atleticu.

Karrierën si trajner e nisi te Cruzeiro dhe Sao Paulo U20.

48-vjeçari dikur luajti për ekipin e parë të Barcelonës dhe për Chelsean.



Read it all at Bota Sot