Sylvinho “nuk ngopet” me mbrojtës

- Bota Sot

Sylvinho “nuk ngopet” me mbrojtës

Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjen në qytetin e Durrësit për ndeshjen përballë Serbisë.

Kuqezinjtë po stërviten nën drejtimin e Sylvinhos, por grupi ende nuk është i plotë.

Megjithatë, nga lista kemi parë që në ekip janë plot 9 mbrojtësa.

Por, Sylvinho nuk ka të “ngopur” me lojtarë difensiv. Newsport ka mësuar se edhe ylli i Partizanit, Andi Janjeva i është bashkuar Kombëtares shqiptare.

Pas një sezoni pozitiv me Partizanin, 22-vjeçari do të stërvitet me kuqezinjtë sot dhe nesër, pasi Sylvinho i ka dhënë shansin që të tregojë veten krah yjeve të Kombëtares. Një shans mjaft i mirë për Janjevën, i cili mund të bëjë për vetë teknikun brazilian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot