Erik ten Hag synon dyshen e United-it për Leverkusen-in

- Bota Sot

Erik ten Hag synon dyshen e United-it për Leverkusen-in

Trajneri i ri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, po planifikon të përforcojë skuadrën me dy ish-lojtarë të Manchester United.

Sipas "Kicker", tekniku holandez, i cili u zyrtarizua këtë javë në krye të Leverkusenit, ka shënjestruar Alejandro Garnacho dhe brazilianin Antony.

Ten Hag është i vendosur të rikthejë bashkëpunimin me të dy lojtarët që i njeh mirë nga periudha e tij në "Old Trafford".

Garnacho kërkon largimin nga ‘Djajtë e Kuq’ pas një sezoni të vështirë, ndërsa Antony ka rigjetur formën në huazim te Real Betis që nga janari.

Bayer Leverkusen thuhet se do të ketë fondet e nevojshme për të realizuar transferimet, pasi pritet shitja e yllit Florian Ëirtz në një nga klubet e mëdha të Evropës.

Ndryshe, Garnacho kërkohet edhe nga Napoli, ndërsa Real Betis kërkon të blejë kartonin e plotë të Antony-t.



Lexoni të gjitha në Bota Sot